Lajme

7 pjesëtarë të Prishtinës dalin pozitiv me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 07 August 2020

Prishtina ka njoftuar se tre futbollistë dhe katër anëtarë të stafit janë testuar pozitivë me Koronavirus, e për rrjedhojë nuk i janë bashkuar skuadrës në nisjen e përgatitjeve në Istog, për sezonin e ri futbollistik.

Gjithashtu është bërë e ditur se të infektuarit do të ritestohen sërish pas pak ditësh, sepse ata janë afër shërimit nga ky virus.

Njoftimi i plotë:

-Advertisement-

“FC Prishtina mbrëmë ka pranuar rezultatin e testeve nga IKSHPK dhe nga 34 të testuar, pozitiv kanë dalë shtatë sosh, tre futbollistë, njëri prej tyre 17 vjeç dhe katër anëtarë të stafit të ekipit. FC Prishtina e priste një rezultat të tillë dhe ky testim i duhej që skuadra të ishte sa më e sigurt para ndeshjeve të Europës. Të gjithë të infektuarit nuk kanë simptoma të theksuara dhe nuk kanë udhëtuar me skuadrën në Istog, ku sot në mëngjes mbajti seancën e parë stërvitore.

Të infektuarit pritet të ritestohen sërish pas pak ditësh, sepse konsiderohet që të gjithë janë në fund të procesit të infektimit dhe afër shërimit të plotë.

Skuadra do t’i vazhdojë përgatitjet në fushën e Istogut deri më 17-18 gusht, derisa të mësojë kundërshtarin e ndeshjes paraeliminatore (e mëson më 9 gusht), kurse ndeshjen e zhvillon me 20 gusht, vendas apo mysafir, varet nga shorti.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera