Lajme

7 mjek dhe 6 infermierë të infektuar me COVID në Spitalin e Pejës

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 19 November 2020

Spitali i Përgjithshëm në Pejë  ka njoftuar se nga stafi shëndetësor janë infektuar me koronavirus 7 mjek dhe 6 infermierë.

Në njoftimin e Spitalit thuhet se 121 pacientë me Covid-19 janë duke u trajtuar aktualisht.

Ndërsa 97 pacientë janë në Oksigjeno terapi nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

-Advertisement-

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 187 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 26 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera