7 figura publike letër të hapur Qeverisë Kurti, kjo është kërkesa e tyre

Autori: Gazeta inFokus
22:12 | 29 May 2023
Shtatë qytetarë dhe figura publike, që kontribuojnë në jetën politike me aktivitete e analiza, i kanë drejtuar një letër të hapur Qeverisë së Kosovës që të rivendos bashkëpunimin e ngushtë me partnerët perëndimorë.
Në këtë letër të hapur Agon Maliqi, Enver Hasani, Leonora Kryeziu, Lulzim Peci, Qëndrim Gashi dhe Ramadan Ilazi kanë fajësuar Beogradin për situatën e tensionuar në veri, megjithatë, sipas tyre, përgjegjësi ka edhe Qeveria Kurti.
Si qytetarë të Republikës së Kosovës, të shënuar sipas rendit albafetik, shprehim shqetësimin tonë më të thellë për situatën alarmante në pjesën veriore të Kosovës. Sot janë sulmuar e lënduar qytetarë, gazetarë, policë e ushtarë të KFOR-it.
Nuk ka dyshim se, burimi kryesor i destabilitetit në Ballkanin Perëndimor, qëndron në politikën hegjemoniste dhe ambiciet territoriale të Beogradit, të cilat, pa asnjë dyshim, janë në një linjë me objektivat e politikës së jashtme ruse në këtë pjesë të Evropës. Në këtë kuptim, veprimet e Serbisë janë të dukshme dhe u shprehën në dhunën e orkestruar nga ajo në veriun e Kosovës.
Kjo, mëgjithatë, në asnjë mënyrë nuk e absolvon Qeverinë Kurti nga përgjegjësia, e cila po e shmang koordinimin e ngushtë me SHBA-të, NATO-n dhe BE-në, përkundër faktit që KFOR-i ka përgjegjësinë kryesore për sigurinë në këtë pjesë të vendit. Për më tepër, kurthimi i trupave të KFOR-it në këtë dhunë të orkestruar nga Beogradi, dhe mospasja e një objektivi të qartë politik nga Qeveria e Kosovës për mundësimin e punës normale të kryetarëve legalisht të zgjedhur të komunave në veri në rrethana të mungesës së legjitimitetit, paraqet një rrezik për eskalim afatgjatë të situatës dhe rrezikim të jetëve të njerëzve në këtë pjesë të vendit, me pasoja që vështirë mund të parashikohen.
Qasja përfshirëse që i ka parasysh interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës si dhe partneriteti i palëkundur me SHBA-në dhe BE-në janë fundament për paqen, stabilitetin dhe progresin e vendit tonë, dhe për këtë nuk ka alternativë.
Nga sa më sipër, i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta rivendos me urgjencë bashkëpunimin e ngushtë me partnerët tanë perëndimor, me të cilët i ndajmë si vlerat ashtu edhe të ardhmen tonë.
Prishtinë, më 29 maj 2023
Agon Maliqi
Enver Hasani
Leonora Kryeziu
Lulzim Peci
Qëndrim Gashi
Ramadan Ilazi
Visar Ymeri

Të tjera
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Ka vdekur një person si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në fshatin ...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...
-
Ndizen qirinj para Teatrit Kombëtar për 27-vjeçarin që u “vr*a nga pakujdesia” dhe dhu*na policore
Me lot në sy, dhimbje në zemër dhe fotografinë e tij në duar, familjarë, miq ...
-
Sorensen takon në Washington ambasadorin e Kosovës dhe atë të Serbisë
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka bërë bashkë në ...
-
Krasniqi takon Rohden, flasin për zhvillimet e fundit politike dhe tejkalimin bllokadës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar sot A...
-
Projekti kinez për paralajmërimin e motit fiton çmimin WSIS 2025
Një projekt kinez për paralajmërimin e hershëm të katastrofave meteorologjike...