Lajme

7 fakte befasuese rreth ISIS-it

Autori: Gazeta inFokus 08:07 | 04 July 2017

ISIS është rrjeti aktual më i rrezikshmi terrorist që po tmerron botën! Lufta e tyre është e paarsyeshme dhe e pamëshirshme.

Ky rrjet terrorist që nga viti 2012 deri më tani ka marr një numër të madh jete në Siri, duke mos kursyer askënd, dhe kanë pranuar një varg sulmesh nëpër botë, nga të cilat kanë mbetur të vdekur shumë njerëz shkruan Gazeta Metro

ISIS-it i janë bashkuar edhe shumë kosovarë kur shumë nga ta janë vrarë.
Më poshtë ju sjellim disa fakte për ta, që ndoshta nuk i keni ditur:

-Advertisement-

1. I ashtuquajturi “shteti Islamik ISIS” nuk mund të mbijetojë nëse e humbë territorin e vet në Irak. Ndryshe nga Al-Kaeda, natyra e ISIS-it si një kalifat do të thotë se është e kufizuar me territorin e vet fizik, transmeton Gazeta Metro
2. Ata besojnë në shtëpi pa para, mjekim falas, ushqim falas, por vetëm nëse janë mysliman. ISIS beson se kjo është një obligim i trashëguar nga ligjet e Zotit.

3.ISIS dëshiron të vrajë edhe shumë myslimanë gjithashtu. Besimtarët e ISIS-it dëshirojnë ta ‘pastrojnë’ botën duke i vrarë ‘femohuesit’ myslimanët që janë larguar nga Islami.
4.Terroristët në mbarë botën nuk financohen vetëm nga ISIS. Organizata iu gëzohet sulmeve të tilla si ajo në Paris – por nuk i planifikon ato, nuk i financon ato, ose të paktën nuk ka bërë kështu në të kaluarën.
Liderët e organizatës preferojnë të fokusohen më shumë në armiqtë e afër si p.sh. tek myslimanët shia.
5.ISIS beson se apokalipsi është duke ardhur. Propaganda e tyre është e mbushur me imagjinatë të apokalipsit  dhe luftëtarët besojnë se një betejë e fundit është duke ardhur. Ata besojnë se betejat apokaliptike do të zhvillohen në qytetin Dabiq.

6.Ky rrjet terrorist dëshiron që Amerika ta pushtojë Irakun dhe Sirinë. Xhihadistët që luftojnë krahas ISIS-it besojnë që SHBA dëshiron të vrajë të gjithë myslimanët.
Prandaj, ata besojnë se një tjetër pushtim i Amerikës do ta mundësonte që ISIS të fitonte edhe shumë rekrutë të rinj.
7. Ata nuk janë Al-Kaeda, në fakt, nuk përngjajnë fare. Al-Kaeda është një lëvizje botërore, me qëllime politike – ndërsa ISIS është një lëvizje religjioze, e devotshme për apokalipsin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera