Lajme

691 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 23 Tetor 2021

Procesi i vaksinimit në Kosovë po vazhdon të vijon. Por jo sikurse muaj më parë, pasi tashmë ka rënë numri i dozave ditore.

Deri më tani në nivel vendi janë administruar mbi 1.5 milion doza të vaksinave. Ndërsa me dozën e dytë janë vaksinuar mbi 691 mijë qytetarë.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.287 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.525.230 doza të vaksinës. Deri më sot 691.004 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në raportin e fundit të MSh-së.

-Advertisement-

Ndërsa dje ekipet mobile të vaksinimit kanë filluar vaksinimin edhe në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, kurse në ditët e ardhshme të njëjtat do të qëndrojnë edhe në qytetet tjera për të qenë sa më afër qytetarëve që dëshirojnë të vaksinohen pa procedura të pritjes.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy