Lajme

69 vjet nga publikimi i planit për NATO-n

Autori: Gazeta inFokus 08:26 | 18 March 2018

Më 18 mars 1949 Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë bënë të njohur planet e tyre për një aleancë, që e quajtën Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior, ose NATO.

Aleatët thanë se qëllimi i tyre ishte ruajtja e paqes dhe e sigurimit. Ata ranë dakord që një sulm i armatosur kundër cilitdo prej anëtarëve të Aleancës do të konsiderohej si sulm kundër të gjithë atyre. Kundërshtarët e kësaj ideje thoshnin se traktati do ta kthente Evropën në një kamp të armatosur, që mund të ndizte konfliktin e armatosur me Bashkimin Sovjetik dhe aleatët e tij evropiano-lindorë.

Një nga kryearkitektët e Aleancës së Atlantikut, sekretari amerikan i Shtetit, Dean Acheson, iu përgjigj këtyre ankesave duke deklaruar se vetëm me anë të forcës ushtarake, aleatët perëndimorë mund të ruanin paqen.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera