Lajme

68 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 12 October 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar edhe 68 raste të reja me COVID-19, në 24 orët e fundit.

Raste aktive sipas IKSHPK-së janë edhe 1 mijë e 231, shkruan Gazeta inFokus.

“33 TË SHËRUAR DHE 68 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 702 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 68 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinika Infektive, QKUK).

Numri total i rasteve pozitive është 16.247 raste nga 75.288 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 648 raste të vdekjes”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

Të tjera