68 përqind e grave kanë përjetuar dhunë në familje
Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 19 May 2017
Zyra e UN Women dhe Bashkimit Evropian kanë lansuar programin e komponentës vendore në kuadër të programit Rajonal të “Eliminimit të dhunës ndaj grave në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi: Zbatimi i Normave, Ndryshimi i të Menduarit, që ka për qëllim luftimin e dhunës dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave”.
Aty u tha se dhuna në familje mbetet një ndër format më të përhapura të dhunës së ushtruar në Kosovë me 68 % të grave që e kanë përjetuar atë gjatë jetës së tyre, raporton Ekonomia Online.
Ky program do të veprojë në drejtim të krijimit të një mjedisi legjislativ dhe të politikave në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare normative në fuqizimin e organizatave të grave në luftën e tyre për adresimin e shkaqeve të pabarazisë gjinore dhe dhunës ndaj grave dhe në fuqizimin e grave dhe vajzave të cilat e kanë përjetuar diskriminimin apo dhunën.
Flora Macula shefe e Zyrës së UN Womend në Kosovë tha se ky program ka për qellim luftimin e dhunës dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.
“Është e qartë qe dhuna ndaj grave është dhuna më e turpshme e të drejtave njerëzore. Derisa ekziston nuk mund të bëjmë përparim drejt zhvillimit dhe paqes ka thënë ajo. 68 për qind e grave kanë përjetuar dhunë gjatë jetës së tyre”, ka thënë ajo.
Ajo tha se sipas statistikave gratë kanë më shume gjasa të vuajnë nga dhuna se sa meshkujt.
Sellma Qekic Dinksoy zyrtare për barazi gjinore tha se edhe pse kemi përmirësim të të drejtave të grave këto mbesin si abuzimet më të larta të partnerëve të tyre intim që gratë i përjetojnë.
“Në Kosovë dhuna në familje mbetet një problem i madh por roli i shoqërisë duhet të jetë kyç në nivele të ndryshme po ashtu është e rëndësishme që edhe organizatat të kenë rol kyç”, tha ajo.
Sipas saj BE-ja nuk do të toleroj asnjë rol të dhunës.
Andrew Russell koordinator për Zhvillim i OKB-së në Kosovë tha se dhuna nuk ndodhë vetëm në Kosovë por edhe me gjerë.
“Më vjen keq që nuk kemi reagim më të fortë në këtë drejtim. Ka disa të drejta e norma që duhet të zbatohen. Ne do tu ndihmojmë grave dhe vajzave sepse ne po shkojmë në BE. Më vjen mirë që e kemi këtë nismë, sepse të gjithë po mundohemi të ndihmojmë në këtë aspekt”, ka thënë ai.
Sipas tij dhuna mund të vij në forma të ndryshme.
Zhvillimi ekonomik për gruan sipas Russell është shumë i rëndësishëm sepse do të kenë më shumë qasje në shumë sektorë.
Munir Basha zëvendësministër i Drejtësisë, njëherësh koordinator kombëtar për dhunën në familje tha se vendi ynë ka krijuar mekanizma për mbrojtjen e dhunës ndaj gruas.
“Fokusi në kuadër të strategjisë do të jetë në koordinim të gjitha palëve për mbrojtjen dhe rehabilitimin e tyre, ndryshimin e mentalitetit parashikuese dhe paragjykuese, ofrimin e standardeve bashkëkohore, identitetin gjinor, orientimin seksual, e veprime të tjera”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se strategjia përfshin dhjetë sektorë të ndryshëm.
Edi Gusia shefe ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore nga Zyra e kryeministrit tha se ky fenomen është më shqetësues dhe më stagnues në shoqëri.
“Qeverisja lokale ka rol kyç në menaxhimin e situatës dhe është e domosdoshme që pushteti lokal t’i merr përgjegjësitë lokale”, ka thënë ajo.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...