Lajme

675 pacientë me koronavirus të shtruar nëpër spitalet e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 17 September 2021

Në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 675 pacientë të infektuar me koronavirus, njoftoi të premten Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Prej tyre, 44 janë në kujdes intensiv, ndërsa 540 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme është si në vijim:

-Advertisement-

Klinika Infektive, 87 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 51 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 37 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 58 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe  Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 22 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 6 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë

Spitali i Prizrenit, 78 pacientë

Spitali i Gjakovës, 59 pacientë

Spitali i Pejës, 122 pacientë

Spitali i Gjilanit, 55 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 12 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 35 pacientë

Spitali i Ferizajt, 49 pacientë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera