Lajme

67 vjeçari nga Kosova e vrau e gruan në Zvicër me lugë të këpucëve

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 30 September 2020

Një burrë 67 vjeç me prejardhje nga Kosova është dënuar me gjashtë vjet e gjysmë burg pasi e ka mbytur gruan e tij Vlora R. pa dashje. Pasi të përfundoj dënimin Edmir R., duhet të largohet nga Zvicra, kështu ka vendosur Gjykata e Qarkut në St.Gallen.

Ai do të duhet të lërë pesë fëmijët e tij, pothuajse të gjithë tashmë kanë krijuar familjet e tyre në Zvicër.

Ngjarja kishte ndodhur në vitin 2019, kur gjatë një debati ndërmjet çifti bashkëshortor në Ruhsitzstrasse në St. Gallen, shkruan “Bota sot”.

-Advertisement-

Arma e krimit është një lugë e këpucëve.

67 vjeçi ka goditur 20 deri 30 herë bashkëshorten e tij më lugë të këpucëve, ka shkaktuar një dëmtim traumatik në trurin e viktimës ku kishte përfundim fatal .

Para gjykatësit, Edmir R., është shprehur i penduar duke treguar ngjarjen si ka ndodhur.

“Më vjen shumë keq, kam humbur kontrollin”, tha i pandehuri në gjykatë. “Ju kërkoj falje fëmijëve të mi dhe familjes së gruas sime.”

Edmir R. ishte “çmendur” pasi gruaja e tij i kishte hedhur një thes me rroba të lara dhe e kishte ofenduar atë.

Gjithashtu, ajo e kishte quajtur atë “homoseksual” dhe “budalla”, shkruan “Bota sot”.

Përveç kësaj, disa minuta parë përplasjes, ajo e kishte akuazuar atë se kishte prekur “me duart e tij të ndyra” disa pjata.

Pastaj kësaj, Edmir R. e humbi kontrollin. Ai mori lugën e këpucëve prej metali që kishte qenë në korridorin ngjitur me derën e banesës dhe e kishte goditur Vlora.R .

Ndërkaq, në Gjykatë fëmijët e çifti kishin mbajtur anën e babit të tyre, ku kishin rrëfyer se gjatë gjithë jetës kishin dëgjuar britmat dhe poshtërimet e nënës së tyre ndaj të atit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera