Lajme

657raste aktive me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 07:54 | 05 September 2022

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 657.

Në raportin e fundit, bëhet e ditur se janë realizuar 360 testime prej të cilave 49 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas raportit të fundit nuk ka pasur asnjë person të vdekur nga COVID-19, janë shëruar 166, kurse rastet aktive janë 657.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është vaksinuar asnjë person. Prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.630 doza të vaksinës anti COVID, njofton MSH.

Të tjera