Lajme

65 raste, 15 të shëruar në Prizren, kryetari i Komunës jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 09:05 | 30 April 2020

Në Prizren deri më tani janë konfirmuar 65 raste me koronavirus, ndërsa 15 prej tyre tashmë janë shëruar, shkruan gazeta inFokus.

Kështu ka bërë të ditur edhe kryetari i kësaj komune Mytaher Haskuka, i cili tha se në këtë qytet tashmë dy persona kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Sipas Haskukës të infektuarit shumica prej tyre janë nga Spitali Regjional i Prizrenit, stafi mjekësor, pacientët që kanë marrë trajtim dhe kontaktet e tyre.

-Advertisement-

Kryetari i Prizrenit u bënë thirrje qytetarëve për kujdes dhe të qëndrojnë në shtëpi sepse një pakujdesi e vogël mund të rezultojë me numër të madh të të infektuarve.

“Sipas njoftimit nga Qendra Operative për Kontrollin e Sëmundjeve, nga testet e sotme në Prizren janë diagnostikuar edhe 4 persona me COVID-19.

Ky është njoftimi:

“Në total numri i rasteve të evidentuara me COVID-19 në komunën tonë tashmë është 65, ku 15 prej tyre janë shëruar dhe 2 prej tyre kanë ndërruar jetë. Pra, momentalisht i kemi 48 raste aktive në komunën tonë.

Më shumë se gjysma e rasteve në Prizren dalin të jenë nga Spitali Regjional i Prizrenit, stafi mjekësor, pacientët që kanë marrë trajtim në spital, familjet e tyre dhe kontaktet e tyre. Me siguri një pakujdesi e vogël aty, apo mospërmbajtje e rregullave, bëri që në Prizren numri i të infektuarve të arrijë shifrën 65.

Siç kemi theksuar shumë herë, problemi më i madh me këtë virus është se simptomet mund të vonohen deri në 2 javë. Gjatë kësaj kohe nëse nuk i përmbahemi masave dhe dalim e kontaktojmë njerëz të tjerë, nuk mbajmë distancë dhe nuk mbajmë mjete parandaluese, atëherë mund të vie deri tek përhapja shumë e shpejt e virusit.

Pra, një pakujdesi e vogël sot mund të rezultojë me numër të madh të të infektuarve në dy javët në vijim.

Andaj KUJDES!!! Rrini në shtëpi! Vetëm kur e keni të domosdoshëm dilni nga shtëpia. Mbani ditancën sociale dhe mbani maska e dorëza kur jeni në publik.

Ndihmoni që të përballojmë këtë pandemi, vetëm bashkë mund ta bëjmë këtë.

Për t’iu kthyer normalitetit nesër, sot duhet të jemi të disiplinuar.

Të qëndrojmë ndaras sot, ashtu që t’i gëzohemi jetës nesër!”/Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera