Lajme

-65 gradë celsius temperaturat në Kanadë, preket edhe vendi ku ka shumë shqiptarë

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 30 January 2019

Kanada është përfshirë nga i ftohti ekstrem.

Deri në -65 gradë celsius do të arrijnë temperaturat minimale, në pjesën veriore të Ontarios.

E dëbora parashikohet të arrijë deri në 40 cm e lartë, ndërsa gjatë gjithë kohës do të ketë erëra të forta.

-Advertisement-

Në Newfoundland dhe Lbrador, termometri do të shënojë deri në -55 gradë celsius.

Departamenti i Mjedisit në Kanada në një deklaratë për shtyp ka sqaruar se në Quebec priten erëra të forta, dëborë intensive, e cila do t’i bëjë rrugët të rrëshqitshme dhe do t’i pengojnë njerëzit të shohin. Në skajin verior të këtij rajoni pritet që temperaturat të shkojnë deri në -58 gradë celsius.

Edhe në veriun e Ontarios, temperaturat priten të arrijnë shifra ekstreme deri në -65 gradë celsius. Gjithashtu edhe provincat perëndimore e juglindore të Kanadasë do të përfshihen nga temperaturat e ftohta deri në -50, -60 gradë celsius.

Ndërkohë në provincën e Kolumbisë Britanike do të ketë erëra të forta dhe ajri do të jetë i lagësht, në sajë të rrymave të Paqësorit. Në rajonin verior të Yukon, rrezikshmëria në rrugë do të jetë maksimale, ndërsa në Nunavat do të ketë erëra të forta dhe temperatura deri në -55 gradë celsius.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera