Lajme

625 milionë dollarë të tjera për Ukrainën! Paketa e re nga SHBA, përfshin sisteme raketash dhe municione

Autori: Gazeta inFokus 07:46 | 05 October 2022

Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë një paketë tjetër ndihme prej 625 milionë dollarësh për Ukrainën, e cila përfshin katër sisteme të tjera raketash të artilerisë së lartë (HIMARS) si dhe shumë municione, sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes.

Paketa, e cila do të financohet drejtpërdrejt nga rezervat e SHBA-së, përfshin gjithashtu armë ushtarake së bashku me municionet shoqëruese, tha zyrtari.

Kjo paketë do t’i japë Ukrainës gjithsej 20 sisteme HIMARS, të cilat ushtria ukrainase i ka përdorur kundër forcave ruse.

-Advertisement-

Ukrainasit kanë përdorur municionin e drejtuar nga sistemi i raketave, të gjuajtur nga automjeti HIMARS, për të kryer goditje precize kundër qendrave logjistike ruse, posteve komanduese si dhe depove të municioneve.

Javën e kaluar, SHBA njoftoi një paketë sigurie prej 1.1 miliardë dollarësh nën Iniciativën e Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës (USAI), e cila përfshinte 18 HIMARS të tjerë.

Me paketën e fundit prej 625 milionë dollarësh, SHBA-ja ka dhënë më shumë se 16.8 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera