Lajme

61 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 8 në gjendje më të rëndë

Autori: Gazeta inFokus 08:31 | 26 January 2021

61 pacientë të infektuar me korona virus janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Nga spitali kanë njoftuar se 42 pacientë janë në okisgjenoterapi e 8 nga ta janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Ndërsa, katër pacientë që po trajtoheshin në Spitalin e Pejës janë shëruar nga COVID-19.

-Advertisement-

“4 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19. Aktualisht 61 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 42 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 226 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera