61 kosovarë në shtator fillojnë aftësimin profesional në Gjermani
Autori: Gazeta inFokus 21:08 | 20 April 2018
Agjencia për Përkrahjen e Punësimit në Kosovë (APPK) sot mbajti takimin përmbyllës me 61 punëkërkuesit kosovarë, të cilët në fillim të shtatorit do të fillojnë shkollimin dhe aftësimin trevjeçar profesional në profesionin “Përkujdesës/e ndaj të moshuarve” në Gjermani.
Bedri Xhafa, udhëheqës i përgjithshëm i APPK-së, tha se të përzgjedhurit për nëntë muaj mësuan gjuhën gjermane si dhe u aftësuan për një jetë të re në Gjermani.
“Bashkërisht 9 muaj ditë pas një përzgjedhje përmes një procesi të definuar, punuat shumë me trajnerët për të mësuar gjuhën si njëra prej kritereve shumë të rëndësishme në arritjen e qëllimit. Punuat gjithashtu në aktivitetet e para integrimit që ne e vlerësojmë si komponent shumë e rëndësishme, që iu po përgatiteni për një jetë të re”, tha ai.
Ai tha se fal këtij programi po krijojnë kuadro profesional që do ndikojnë edhe në zhvillimin e vendit.
Çerkin Dukolli, zëvendësministër i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka deklaruar se përmes këtij programi kanë ndikuar pozitivisht në punësim dhe në aftësimin profesional drejt tregut të punës.
“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale që nga fillimi ka bashkëpunuar dhe ka qenë pjesë aktive e implementimit të këtij programi migrimi legal i qytetarëve të Kosovës në arsim dhe aftësim profesional në Gjermani, dhe për këtë të gjithë duhet të ndihemi krenar, sepse kemi ndikuar pozitivisht çoftë në punësim, çoftë në përgatitjen e njerëzve për tregun e punës”, tha Dukolli.
Jan Axel-Voss, zëvendës ambasador i Gjermane në Kosovë, ka theksuar se janë të interesuar që të ndihmojnë Kosovën në aspektin e zhvillimit profesional.
Voss tutje tha se në institucionet e Diakonisë 61 punëkërkuesit kosovarë do të aftësohen për kujdesin ndaj të moshuarve, një profesion i cili është shumë i kërkuar në Gjermani.
“Pas kësaj faze të trajnimeve ju do të shkoni në Gjermani dhe atje prapë do të rifilloni një aftësim, dhe siç na e thonë ju do të jeni atje si nxënës për aftësim profesional. Ju e dini se të gjithë do të jeni në institucionet e Diakonisë dhe atje do të aftësoheni për profesionin për kujdes ndaj të moshuarve, një profesion që në Gjermani kërkohet shumë dhe për të cilën kanë nevojë shumë, pasi që shoqëria jonë çdo herë e më shumë po plaket”, u shpreh Voss.
Kurse, bashkëpunëtori ndërkombëtar i Diakonisë (ndërmarrje sociale në Gjermani), Johannes Flothow, ka nënvizuar se fal punës së gjeneratave të kaluara në Gjermani, edhe gjenerata e katër është shumë e mirëpritur në Diakoni.
“Pasi që personat të cilët janë në Gjermani në grupet e mëparshme janë angazhuar shumë, kanë treguar rezultate të mira, punë shumë të mirë, përfaqësuesit e institucioneve të Diakonisë prapë gjenden në Kosovë dhe dëshirojnë që të vazhdojnë projektin, pasi që janë shumë të kënaqur me punën e atyre që kanë shkuar para jush”, tha ai.
Sipas tij ky projekt do të vazhdojë edhe në vitet e ardhme, me qëllim që të rinjve kosovar t’u jepet mundësi për aftësim profesional jashtë vendit.
Ndryshe, ky projekt i Agjencia për Përkrahjen e Punësimit në Kosovë (APPK) ka nisur para katër viteve në bashkëpunim me institucionet e Diakonisë, dhe kjo është gjenerata e katër që do të vazhdojnë aftësimin dhe shkollimin profesional në Gjermani.
Të tjera
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...