Lajme

61 delegacione vijnë në Kosovë për Pavarësi

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 15 February 2018

Për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, zyrtarë të lartë shtetërorë nga mbarë bota po vizitojnë vendin dhe po dërgojnë telegrame urimi.

Ndër zyrtarët e parë që vizituan Kosovën në këto ditë feste ishin presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, si dhe ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Sigmar Gabriel.Në këto vizita, nuk mungoi premtimi për përkrahje të vazhdueshme për Kosovën në rrugëtimin e saj shtet ndërtues.

Sipas RTV21 gjatë këtyre 10 ditëve festë, Kosovën do ta vizitojnë mbi 60 delegacione nga vende të ndryshme të botës. Shtatë nga to nga Shqipëria.

-Advertisement-

Ndërkohë është publikuar edhe agjenda zyrtare e festimeve për përvjetorin e Pavarësisë, ku që nga 15 shkurti do të mbahen konferenca, ekspozita, mbledhje solemne dhe aktivitete kulturore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera