Sport

600 mln euro për 60 mijë vende , Milan e Inter projektojnë stadiumin e ri

Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 04 March 2019

Drejtuesit e dy klubeve të Milanos, Inter dhe Milan mësohet se kanë udhëtuar drejt SHBA-ve, më konkretisht kanë qenë dy CEO-t e klubeve, Alessandro Antonello dhe Ivan Gazidis që kanë udhëtuar për t’u takuar me konsulentët financiarë të “Goldman Sachs”, sipas gazetës “La Republica”.

Ndërkohë që kanë qenë atje janë inspiruar nga “Mercedes Benz Stadium” në Atlanta (në foton lart), që është ndër kryeveprat e inxhinierisë moderne në botë, apo stadiumi “MetLife” në New Jersey, stadiume që përdoren edhe për futbollin amerikan.

Idetë e para është që stadiumi i ri do të ndërtohet mbi parkingun e makinave të stadiumit aktual dhe do të kushtojë mbi 600 milionë euro, me kapacitet 60 mijë vende. Kujtojmë që “San Siro” është ndër stadiumet me mitike në Europë dhe akomodohet mbi 80 mijë tifozë.

-Advertisement-

Ideja tjetër është që emri i stadiumit do i jepet një kompanie, ashtu siç ka bërë Arsenal me “Fly Emirates” dhe klubet të përfitojnë rreth 25 milionë euro në sezon nga kjo marrëveshje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera