600 mjekë bëjnë ekskursion në Shqipëri, QKUK mbetet ‘bosh’ – vetëm me staf mbështetës

Autori: Gazeta inFokus
22:42 | 21 May 2022
Vizitat e organizuara për në bregdetin shqiptar, jane të rëndomta për nxenesit e shkollave të mesme ne prag te matures. Ekskursionet e tilla organizohen çdo vit nga drejtoritë, më të përfunduar viti shkollor.
Por, siç duket, dikush iu mori lakmi maturantëve. Bëhet fjalë për jo më pak se 600 mjekë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, të cilët në mënyrë të organizuar, ditëve të fundit, kanë marrë rrugën drejt Shqipërisë.
Për ditët e qëndrimit të tyre në shtetin shqiptar, ende nuk dihet. Mirëpo, dikush nga personeli shëndetësor i QKUK-së po ankohet për ekskursioin e mjekëve.
Bëhet fjalë për Sindikatën e Infermierëve të Kosovës.
Sipas tyre, me këtë veprim është rrezikuar dhënia e shërbimeve ndaj qytetarëve, derisa barra e punës i është lënë stafit mbështetës.
Lidhur me këtë temë, gjatë të shtunës u tentua të merret një përgjigje edhe nga Valbon Krasniqi – drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor, për ta pyetur rreth pretendimeve të Sindikatës së Infermierëve, mirëpo, i njëti ka qenë i pasqasshëm.
Në anën tjetër brenda QKUK-së nuk janë lejuar xhirimet.
Edhe nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë kanë vërejtje për këtë organizim.
Tevide Imeri nga kjo sindikatë shton se pas shkuarjen së mjekëve të ekskursion, e gjithë barra e përgjegjësisë i mbetet stafit mbështetës.
Sindikata e Infermierëve të Kosovës në reagimin e saj ka njoftuar gjithashtu Inspektoratin e Punës, te cilët nuk kane kthyer përgjigje.
Sindikata gjithashtu ka ftuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) që të hetojnë këtë rast.
Të tjera
-
“Konjufcën e respektoj” – Abdixhiku e ndan LVV-në në 4 grupe, Mujën e qet te të padijshmit
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se njerëzit ...
-
Abdixhiku, Kurtit: Nga ndërrimi i kostumit prej opozitës në pushtet, po ju duket që gjendja ka ndryshuar në vend
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixiku i është drejtuar pushtetit duke i thënë Kry...
-
Blerta Deliu e pyet Hekuran Muratin për deklaratën e vitit 2016: Sa kushton çmimi i lirisë së Kosovës?
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, në fjalë...
-
Lekaj: Ekonomia e vendit në kolaps, Qeveria të ndërhyjë me masa konkrete
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka akuzuar Qeverinë se nuk po reagon për të leh...
-
Kurti flet për rritjen e çmimeve: Kemi inflacion të importuar, nuk është prekur vetëm Kosova
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Kuvendit ku po diskutohet p...
-
“Mbase sot lajmi i mirë”, paralajmërimi i Edi Ramës pas takimit sot me presidentin bullgar
Në ditën e dytë të samitit të NATO-s në Madrid, Kryeministri Edi Rama bisedoi...
-
Peci: Arrestimet për mashtrim me subvencione janë të shpeshta, s’di a mund të reagojmë çdo herë
Për mosreagim ndaj arrestimit të asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Suha...
-
Lushtaku: Tre mekanizma e luftojnë vazhdimisht UÇK-në, Serbia, Rusia dhe Vetëvendosja
Ish-gjenerali i UÇK-së, Sami Lushtaku, tani nënkryetar i Skënderajt, duke kom...
-
Besian Mustafa: Të hiqet akciza dhe TVSH-ja për tre muaj
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, ka propozuar që të ...
-
Abelard Tahiri: Një pjesë e madhe e qytetarëve po furnizohen me derivate në Maqedoni
Shefi i grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ...
-
Vetëvendosje kundër heqjes së TVSH-së për produktet bazë: Ulen të hyrat e shtetit
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për ngritjen e çmimeve, sh...
-
Publikohet raporti i fundit për rastet e reja me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit për rastet e reja me ...