Rozë

60 operacione plastike për tu shndërruar në kukullën Ken

Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 16 January 2018

Për tu dukur bukur apo ndryshe femrat në botë, por edhe në Shqipëri, u nënshtrohen operacioneve plastike.

Por ky trend i operacioneve plastike në fytyrë por edhe në trup, i cili është gjithnjë e më shumë në rritje, ka “pushtuar” edhe meshkujt.

Rodrigo Alves është një nga ata djem i cili së fundmi i është nënshtruar operacionit të tij të 60 plastik.

-Advertisement-

Rodrigo, apo i njohur ndryshe si kukulla Ken, ka bërë disa ndërhyrje në tiparet e tij të fytyrës, por nuk është mjaftuar me kaq. Ai ka vendosur që përveç saj të ndryshojë edhe parametrat e tij fizikë. E pikërisht për këtë arsye ka vendosur të heqë katër brinjë në trupin e tij, duke u shndërruar kështu në mashkullin e parë në botë që i nënshtrohet një operacioni të tillë.

Rodrigo Alves ka shpenzuar mijëra paund për 60 operacionet e tij plastike, duke u shndërruar kështu si kukulla Ken, versioni mashkull i Barbie.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera