Lajme

60 mijë e 244 prindër aplikuan për subvencionim të teksteve vetëm në 24 orët e fundit

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 15 August 2024

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se vetëm në 24 orët e fundit, për subvencionimin e teksteve shkollore në platformën elektronike kanë aplikuar 60 mijë e 244 prindër.

Tutje, ajo u ka bërë thirrje të gjithë prindërve që të kryejnë aplikimin, duke iu shkruar edhe të dhëna të paraqiten për çfarëdo kërkese apo ankese rreth aplikimit, transmeton klankosova.tv.

”Të dashur prindër,

-Advertisement-

Një ditë më parë kemi hapur aplikimin për subvencionimin e teksteve shkollore në Platformën e-kosova.

Sipas të dhënave zyrtare, brenda 24 orëve kanë aplikuar gjithsej 60,244 prindër.

Inkurajojmë prindërit që nuk kanë aplikuar ende që ta shfrytëzojnë këtë mundësi.

Në shërbimin tuaj është edhe numri i telefonit pa pagesë për çfarëdo pyetje që mund të keni rreth aplikimit: 0800 30 900 si dhe emaili: [email protected].

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera