60 euro shtesë për stafin shëndetësor vlerësohen si “sadaka” – masat të mbikëqyren pas variantit Delta Plus
Autori: Gazeta inFokus 08:28 | 12 November 2021
Ndarja prej 60 euro shtesë për stafin shëndetësor për nëntor dhe dhjetor, po konsiderohet si mjete për “sadaka”, nga Oda e Mjekëve të Kosovës.
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, tha për EO se Ligji për Paga duhet të rregullohet deri në fund të vitit.
“Që nga përfundimi i Ligjit për pandeminë krejt çka kemi insistuar që kategoritë e veçanta të administratës shtetërore të stimulohen dhe ne kemi konsideruar që punëtorët shëndetësor, Policia, FSK-ja, zjarrfikësit të jenë pjesë e një stimulimi varësisht prej buxhetit që ka shtetit dhe që atëherë nuk kemi insistuar asnjëherë në një shumë dhe ajo 300 e 250 nuk kemi reaguar sepse qëndrimi i Odës ka qenë i qartë këto çështje nuk rregullohen me këto lloj të hollash por deri në fund të vitit të rregullohet çështja me Ligjin e Pagave. Prandaj edhe këto 60 euro nuk konsiderojmë asnjë stimulim”.
Sejdiu ka folur edhe për variantin e ri Delta Plus, duke shtuar se masat duhet të përcillen nga afër, sepse tani më çdo gjë ka dalë jashtë kontrollit.
“Masat e kontrollit duhet të bëhen dhe të përcillen nga afër. Ne kemi arritur goxha mirë me vaksinim por jo mjaftueshëm dhe mendoj se duhet të fillohet me limitime të ndryshme. Në restorante askund nuk ka kontrolle dhe pastaj kur vjen një nevojë për mbyllje po këto sektorë fillojnë të protestojnë. Kush janë viktimat. Janë ata të cilët infektohen dhe punëtorët shëndetësor të cilët duhet të vuajnë për shkak shumë faktorëve, qoftë mos pasja e mjaftueshme e materialeve dhe pësimi i pacientëve të tjerë të cilëve po u mbyllet dera prapë për intervenime të ndryshme”, tha Sejdiu.
Të tjera
-
Kroacia nis procedurat për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës
Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë sh...
-
Tenderi i dyshimtë 2 milionësh i Përparim Ramës për Prishtina Parking
Një tender i komunës së Prishtinës në vlerë mbi 2.5 milionë duket se ka ngjal...
-
Lajçak nga shtatori me post të ri
Përfaqësuesi i veçantë i Bashkimit Evropian për dialog Miroslav Lajçak do të ...
-
Hamza e sfidon Kurtin për t’u përballur: Kur të don, i garantoj debat të edukuar
I nominuari për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza i ka bërë ftesë kryeministr...
-
Osmani kujton mas*akrën e Belegut: Qoftë i përhershëm kujtimi për gjithë të rënët për liri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrën e Belegut në Deçan, ...
-
Ministri italian i Mbrojtjes mbërrin në Kosovë, ambasada jep detaje për agjendën e tij
Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka mbërritur në Aeroportin Ndër...
-
Kurti sot takohet me studentët romë, ashkali dhe egjiptianë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me disa nga studentët ...
-
“Tërhiqet” ushtria serbe nga Presheva
Artileri e madhe ushtarake serbe, është parë duke u larguar mbrëmë nga komuna...
-
Ministri i Mbrojtjes i Italisë vjen në Kosovë
Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, do të qëndrojë në Kosovë gjatë ...
-
Dy tërmete të njëpasnjëshme godasin Greqinë
Dy tërmete kanë goditur mëngjesin e ditës së premte Greqinë. Sipas mediave...
-
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite vo...
-
Haxhiu: Jemi gati për zgjedhje, edhe të dielën e ardhshme nëse dëshiron opozita
Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën, duke thënë ...