Lajme

60 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve të fundit për vepra të ndryshme penale, shtatë prej tyre për dhunë në familje

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 13 December 2022
Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 60 aktakuza për vepra të ndryshme penale, ku përfshihen 82 persona.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Prokurorisë së Shtetit, ku thuhet se 7 prej tyre janë për dhunë në familje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në raport thuhet se me urdhër të prokurorëve, 19 persona janë ndaluar për 48 orë, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale si dhe janë bërë 5 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 6 të dyshuarve për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave për veprën penale “Dhuna në familje”.

-Advertisement-

Edhe Prokuroria Themelore e Ferizajt gjatë 24-orëve të fundit ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave për veprën penale “Dhuna në familje”.

Një aktakuzë për dhunë në familje ndaj një personit gjatë 24-orëve të fundit e ka ngritur edhe Prokuroria Themelore e Gjilanit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera