Lajme

6 vjet “skllav” në Itali, punëtori nga India denoncon punëdhënësit

Autori: Gazeta inFokus 22:38 | 11 July 2021

Në Agro Pontino, një qendër kryesore për bujqësinë në Itali, emigrantët indianë kanë qenë të pranishëm që nga mesi i viteve ‘80.

Ata punojnë në tokë të bonifikuar nga kënetat që në vitet 1930, një nga projektet më të mëdha të punëve publike të miratuar nga regjimi i diktatorit Benito Mussolini. Nën një sistem të paligjshëm, por të mirë-vendosur, ata jetojnë nën kontrollin e të quajturve “caporali”, banda administruese që rekrutojnë punëtorë fermash në emër të pronarëve të tokave. Kushtet e ashtëquajturës “punë gri” shpesh nënkuptojnë që atyre u ofrohet kontrata, por paguhen vetëm për një pjesë të punës së tyre.

I tillë është rasti i Balbir Singh, një emigrant 49 vjeçar, i cili për 6 vjet ka punuar si të ishte një skllav, dhe më në fund vendosi të ngrejë zërin duke kontaktuar me një avokat për të marrë të drejtat e tij.

-Advertisement-

“Unë punoja 12-13 orë në ditë, përfshi edhe të dielat, pa pushime fare, as edhe për krishtlindje, dhe pronari i fermës më paguante 100-150 euro në muaj. Kur e mori vesh se një avokat do të më ndihmonte më tha do të vras, do hap një gropë dhe do të hedh aty sepse ti je një asgjë”.

Një raport i OKB vlerësonte në 2018 së me gjasë më shumë se 400,000 punëtorë në Itali rrezikonin të shfrytëzoheshin dhe gati 100,000 do të përballeshin me “kushte çnjerëzore”.

Vetëm muajin e kaluar, një 27-vjeçar nga Mali vdiq në rajonin juglindor të Pulias pasi punoi një ditë të tërë në fusha në temperatura deri në 40 gradë Celsius./Top Channel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera