Lajme

6 viktima nga sulmi në ambasadën ruse në Kabul

Autori: Gazeta inFokus 22:54 | 05 September 2022

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën ditën e hënë si pasojë e një sulmi vetëvrasës ndaj ambasadës së Federatës Ruse në Kabul.

Lajmin e konfirmuan si autoritetet ruse, ashtu edhe ato talebane, sipas të cilave dy prej viktimave i përkasin stafit rus të ambasadës.

Sipas burimeve, rojet qëlluan agresorin teksa ai po i afrohej hyrjes së shërbimit konsullor.

-Advertisement-

“Një seri masash u morën menjëherë për të përforcuar mbrojtjen e permietrit të jashtëm. Forca shtesë nga autoritetet talebane u angazhuan, ndërsa janë vënë në lëvizje agjencitë afgane të inteligjencës. Të shpresojmë që organizatorët e këtij akti terrorist të dënohen sa më shpejt,” – tha Sergey Lavrov, ministër i Jashtëm i Rusisë.

Një numër i pacaktuar personash të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi, që nuk është marrë përsipër nga asnjë grup terrorist.

Sulmi është i pari ndaj një misioni diplomatik në Afganistan, që kur talebanët morën pushtetin në gusht të 2021-shit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera