Shëndetësi

6 ushqimet që çrregullojnë hormonet dhe janë përgjegjëse për shfaqjen e akneve

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 12 May 2017

Hormonet janë substanca komplekse të cilat prodhohen dhe sekretohen në trupin tonë(në gjëndrat endokrine), dhe kontrollojnë gati çdo funksion në organizmin tonë

 Ato kanë aftësi të stimulojnë funksione të caktuara, të kontrollojnë urinë, etjen, gjumin, lumturinë apo stresin tuaj, e deri tek sistemi riprodhues. Me pak fjalë, çdo ndryshim hormonal brenda organizmit tonë krijon një zinxhir ndryshimesh të funksioneve të cilat ato kontrollojnë, ku një prej më të dukshmëve janë aknet. Nuk kanë një shkak kur shpërthejnë dhe çfarë i nxit ndryshon nga personi në person. Nëse trajtimet me kremëra nuk ju kanë sjellë përmirësime, është koha të ndryshoni mënyrën e të ushqyerit. Ja cilat janë 7 ushqimet që përkeqësojnë aknet.

Produktet e qumështit: Qumështi nuk i bën mirë fytyrës. Një studim i fundit nga Akademia Amerikane e Dermatologjisë tregon se mund të ketë një lidhje midis konsumit të qumështit dhe daljes së akneve.

-Advertisement-

Sheqeri: Ja një tjetër arsye pse duhet të hiqni dorë nga sheqeri. Ai shkakton shpërthime aknesh, sepse është pro-inflamator. Aknet konsiderohen si një inflamacion dhe dikush me një gjendje të tillë, duhet të ndjekë një dietë anti-inflamatore.Kjo nuk do të thotë që duhet të hiqni dorë nga ëmbëlsia. Hani fruta dhe nëse doni patjetër diçka të ëmbël, zgjidhni mjaltin.
Kafeja: Një filxhan kafe do t’ju zgjojë, por mundet gjithashtu të shkaktojë aknet. Në kokrrat e kafes gjendet një acid organik, i cili rrit nivelet e kortizolit. Kortizoli njihet si hormoni i stresit dhe mund të veprojë si androgjen, duke stimuluar gjendrat dhjamore dhe inflamacionin. Zëvendësoni kafen me çaj.

Buka: Nëse jeni të prirur të keni akne, buka, bagetat, kruasantët e përkeqësojnë situatën. Gruri shkakton inflamacion dhe për të larguar problemin e akneve, duhet të largoni inflamacionin nga trupi.

Kikirikët: Kikirikët përmbajnë androgjen, i cili përkeqëson aknet duke rritur prodhimin e qelbit. Kikirikët e bjënë përgjithësit lëkurën më të yndyrshme. Përdorni në vend të tyre bajamet, të cilat nuk ndikojnë në nivelet e androgjenëve.
Soja: Nëse keni akne përreth gojës dhe përgjatë nofullave, vijani fajin estrogjenëve të gjednura tek soja./ Burimi:Intv

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera