Lajme

6 të arrestuar në Ferizaj, shkak shkrepja e armëve në ahengje familjare

Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 04 August 2021

Policia rajonale e Ferizajt ka arrestuar disa persona pasi kanë shtënë me armë zjarri nëpër ahengje të ndryshme familjare.

Nga data 26.07 deri më 03.08 në 6 raste të ndara: 2 në Ferizaj , 3 në Kaçanik dhe 1 rast në Shtime janë kapur nga policia.

Personave të dyshuar pas intervistimit i janë iniciuar rastet ‘’Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim i paautorizuar i armës’’, ndërsa të dyshuarve i janë konfiskuar armët dhe municioni.

-Advertisement-

Në dy rastet e tjera në Ferizaj i janë iniciuar rastet ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” pasi që në njërin nga rastet nga plumbi i shkrepur është dëmtuar automjeti i një qytetarit, ndërsa në rastin tjetër një plumb ka rënë në terrasen e shtëpisë së një qytetari.

Të 6 rastet janë duke u hetuar edhe më tej nga policia.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka apeluar tek qytetarët që të mos përdorin armët e zjarrit gjatë ahengjeve familjare dhe të mos lejohet që gëzimi i tyre të kthehet në tragjedi, sepse ç’do shkrepje e armës rrezikon jetën e njeriut dhe se, ç’do plumb i shkrepur, godet një cak.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera