Lajme

“6 orë e keni prit Radojçiqin, ti s’ki lidhje me sigurinë nacionale”, Debat i ashpër mes Limajt e Dibran Hoxhes

Autori: Gazeta inFokus 22:25 | 10 October 2024

Kryetari i Nismës Fatmir Limaj dhe analisti i Pressingut Dibran Hoxha debatuan në Pressing për pritjen e deputetëve të Listës Serbe nga PAN-i për formimin e qeverisë atëkohë.

Analisti Dibran Hoxha i tha në studio të Pressingut kreut të Nismës Fatmir Limaj se i kanë pritur me orë të tëra deputetët e Listës Serbe për formimin e Qeverisë. Më pas i shtroi pyetje direkte se me çka i ka shantazhuar Radoiçiq.

Por, Limaj i tha Hoxhës se në rast se do kishte shantazhim të Radoiçiqit ndaj qeverive të kaluara do të ishte publikuar.

-Advertisement-

Pjesë nga debati:

Limaj: Ti mas pari ski lidhje me sigurinë e vendit, ti se din çka është siguria e vendit.

Hoxha: Ju që e dini e keni pritë në zyre një kriminel (Milan Radojiçiq)…edhe e keni pritë 6-7 orë për me bo qeverinë.

Limaj: Ne e dim çka është siguria e një vendi, qysh jo…

Hoxha: Qata de e keni pritë Radojiçiqin…

Limaj: Kryeministri i Kosovës e ka pritë publikisht Radojiçiqin, s’ka pas çka fsheh…

Hoxha: Për çfarë nevoje?

Limaj: Pyete atë kur të vjen, të ka tregu 100 herë kurgjë s’ka fsheh. Ne jemi duke folë për një mashtruese që e ka rrejtë popullin, ka thënë s’kam komuniku. Dallim i madh është, ajo ka rrejtë, ty të ka rrejtë në studio. Ajo ka rrejtë, kanë folë veç shqip s’kan folë serbisht.

Megjithatë Limaj tha se ndoshta s’ka me tepër se ajo që ka rrjedhë në publik nga përgjimet e Kusari-Lilës me Radoiçiqin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera