Rozë

6 motrat Mustafa e kallin edhe Tetovën (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 21 April 2019

Kanë përpara një bagazh të madh në karrierë, hite të panumërta, dhe audiencë të pashkoqshme anë mbanë botës.

Janë këto të ëmblat, të bukurat dhe të dashurat, motrat Mustafa, të cilat me dekada të tëra kanë dhuruar këngë e perfomanca të veçanta, shkruan “Kosovarja”.

Në fillim ishin vetëm Sahidja dhe Safetja, që bërën për vete e gjithë publikun shqiptarë me zërin dhe këngët e zhanrit popullor, dhe kështu secila gjeneratë i dëgjon me ëndje dhe dëshirë muzikën e tyre.

-Advertisement-

Duke qenë se e gjithë familja e tyre ka vesh për muzikë dhe të gjithëve iu shkon zëri, atëherë vite më vonë iu bashkëngjitën këtij profesioni edhe katër motrat e tjera.

Kështu e kapën skenën 6 motrat dhe ato të panjohurat menjëherë u pranuan tek publiku, madje u bërën të kërkuara për shumë ahengje, mbrëmje e mbledhi familjare.

Tani jo rrallë herë i shohim së bashku në një vend duke kënduar të gjitha përnjëherë, kështu edhe duke krijuar atmosferë për tu mbajtur mend.

Së fundi, siç kuptuam janë mbledhur përsëri në një ndej në Tetovë aty edhe ku ishin ftuar për të performuar e kënduar të gjitha të bashku.

Të veshura secila më e bukur se tjetra, me fustana përrallorë dhe elegantë edhe njëherë dëshmuan se çfarë do të thotë të krijosh atmosferë të gjallë duke i lënë shumë fytyra publike në hije.

Dëgjojeni edhe ju dhe binduni/Kosovarja/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera