6 milionë shërbime shëndetësore dhe 21 mijë operacione për 6 muaj në SHSKUK
Autori: Gazeta inFokus
14:55 | 03 August 2018
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës Basri Sejdiu, para Bordit Drejtues të SHSKUK-së, ka paraqitur raportin gjashtëmujor të vitit 2018.
Nëpërmjet një komunikate për media dërguar nga SHSKUK-së bëhet e ditur se Sejdiu ka njoftuar se është bërë riorganizim i brendshëm me strukturë të re organizative në SHSKUK, planifikim i mirëfilltë i kërkesave për pajisje mjekësore për njësitë përbërëse të SHSKUK-së.
Sipas tij, pajisjet e para veç kanë ardhur, përderisa në procedurë të liferimit janë edhe pajisje të tjera që do të mundësojnë punë më kualitative në klinikat e QKUK-së.
“Si hap i rëndësishëm për përmirësim i shërbimeve kualitative, ai përmendi edhe funksionalizimin 24-orësh, në Shërbimin e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive, përmirësimi dhe rinovimi i hapësirave të emergjencës, projektin e ambulancave dhe administratës dhe projekte të tjera”, thuhet në komunikatë.
Duke prezantuar statistikat e punës, Sejdiu njoftoi anëtarët e Bordit Drejtues se në periudhën, janar-qershor2018, u ofruan 3.6 milion shërbime, 444 mijë ditë shërimi, me 83 mijë pacientë të shtrirë. Poashtu, në SHSKUK, për gjashtë muaj, janë kryer 21 mijë operacione, 675 mijë shërbime ambulantore.
Në këtë periudhë kohore janë ofruar 1.4 milion shërbime (parametra) laboratorike janë për 247 mijë pacientë.
Sipas raportit, në këtë periudhë kishte 10 mijë e 886 lindje, 61 mijë e 893 shërbime të dializës.
Shërbimi i Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive gjatë kësaj periudhe ka kryer 647 stentime, 1159 Koronarografi dhe 104 operacione kardiokirurgjike.

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...
































