Lajme

6 milionë shërbime shëndetësore dhe 21 mijë operacione për 6 muaj në SHSKUK

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 03 August 2018

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës Basri Sejdiu, para Bordit Drejtues të SHSKUK-së, ka paraqitur raportin gjashtëmujor të vitit 2018.

Nëpërmjet një komunikate për media dërguar nga SHSKUK-së bëhet e ditur se Sejdiu ka njoftuar se është bërë riorganizim i brendshëm me strukturë të re organizative në SHSKUK, planifikim i mirëfilltë i kërkesave për pajisje mjekësore për njësitë përbërëse të SHSKUK-së.

Sipas tij, pajisjet e para veç kanë ardhur, përderisa në procedurë të liferimit janë edhe pajisje të tjera që do të mundësojnë punë më kualitative në klinikat e QKUK-së.

-Advertisement-

“Si hap i rëndësishëm për përmirësim i shërbimeve kualitative, ai përmendi edhe funksionalizimin 24-orësh, në Shërbimin e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive, përmirësimi  dhe rinovimi i hapësirave të emergjencës, projektin e ambulancave dhe administratës dhe projekte të tjera”, thuhet në komunikatë.

Duke prezantuar statistikat e punës, Sejdiu  njoftoi anëtarët e Bordit Drejtues se në periudhën, janar-qershor2018, u ofruan 3.6 milion shërbime, 444 mijë  ditë shërimi, me 83 mijë pacientë të shtrirë. Poashtu, në SHSKUK, për gjashtë muaj, janë kryer 21 mijë operacione, 675 mijë shërbime ambulantore.

Në këtë periudhë kohore janë ofruar 1.4 milion shërbime (parametra) laboratorike janë për 247 mijë pacientë.

Sipas raportit, në këtë periudhë kishte 10 mijë e 886 lindje, 61 mijë e 893 shërbime të dializës.

Shërbimi i Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive gjatë kësaj periudhe ka kryer 647 stentime, 1159 Koronarografi dhe 104 operacione kardiokirurgjike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera