6 mijë e 470 raste aktive me koronavirus në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 08:44 | 21 February 2021
Në Kosovë dje kanë rezultuar 292 raste të reja me koronavirus teksa 556 u shëruan dhe tre persona ndërruan jetë si pasojë e këtij virusi.Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, pozitiv me koronavirus kanë rezultuar 65.982 persona
Si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, 1 mijë e 571 të infektuar kanë humbur betejën me virusin.
Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 6.470 kurse të shëruar që nga fillimi i pandemisë janë 57.941 persona.Kosova është akoma në pritje të vaksinave anti-Covid, teksa vendet fqinje të Kosovës veçse kanë filluar me vaksinimin e popullësisë.
Njoftimi i fundit i IKSHPK:
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.833 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 292 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (84 vjeç), Gjilan 1 rast (75 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (83 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 65.982 raste nga 282.904 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.571 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 556 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 57.941 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.470.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 100 raste, Fushë-Kosovë 20 raste, Gjakovë 20 raste, Pejë 17 raste, Lipjan 16 raste, Podujevë 16 raste, Gjilan 15 raste, Mitrovicë 15 raste, Rahovec 11 raste, Prizren 10 raste, Vushtrri 10 raste, Obiliq 8 raste, Deçan 7 raste, Suharekë 5 raste, Viti 5 raste, Drenas 3 raste, Ferizaj 3 raste, Klinë 2 raste, Novobërdë 2 raste, Shtime 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kamenicë dhe Malishevë.
Të tjera
-
Këto raste të rëndësishme po i hetonte prokurori që vdiq sot
Prokurori, Enver Krasniqi, që vdiq mbrëmjen e së mërkurës përveç rastit të 2....
-
LVV-ja me qindra mijëra vota para PDK-së
Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë gjithsej 146...
-
Këto parti nuk morën asnjë votë nga diaspora
Lista Serbe nuk ka marrë as edhe një votë nga votat me postë, shkruan Gazeta ...
-
Përfundimtare: Ky është numri i deputetëve që morën partitë
Vetëvendsoje merr 58 deputetë në Kuvendin e Kosovës pas përfundimit të numëri...
-
Lajçak i drejtohet Kurtit nga Beogradi: Asnjë udhëheqës nuk e ka luksin t’i zgjedh përparësitë
I dërguari i BE’së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, tha...
-
Totali i votave të LVV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit
Lëvizja Vetëvendosje si partia fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit në total d...
-
PDK përmbys rezultatin për vendin e dytë
Tashmë ka përfunduar numërimi i votave nga jashtë vendit, dhe partia e parë k...
-
LAJMI I FUNDIT: Kaq deputetë i fiton Vetëvendosje
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve...
-
Përfundon numërimi i votave të diasporës, kaq përqind mori Vetëvendosje
Ka përfunduar numërimi i votave të dërguara me postë në QNR. VV ka marrë m...
-
Vdes prokurori që hetonte vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit
Ka ndërruar jetë, Enver Krasniqi nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Lajmin...
-
Murat Jashari vdiq në QKUK
Ka vdekur Murat Jashari, i dënuar për tentativë vrasjeje ndaj Azem Vllasit. ...
-
Ja kush ishte Murat Jashari që vdiq pak më parë
Murat Jashari, i dënuari për tentativë vrasjeje ndaj avokatit Azem Vllasi ka ...