Sport

6 herë fituesit e Kupës fillojnë mbrojtjen e trofeut nga Skenderaj

Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 26 November 2018

Drenica dhe Prishtina nesër nga ora 12:30 zhvillojnë duelin e 16-së së finales së Kupës së Kosovës.

Prishtina, 6-herë fituese, mbron trofeun e Kupës fituar kundër Vëllaznimit në edicionin e fundit.

Prishtina në pesë vitet e fundit ka fituar tre herë Kupën, më 2012/13, 2015/16 dhe 2017/18, ndërkohë ka fituar edhe tre herë tjera, më 2005/06, 1994/95 dhe 1993/94 dhe është skuadra me më së shumti trofe të fituar në kompeticionin e dytë më rëndësishëm në vend.

-Advertisement-

Dueli i këtij raundi është eliminues, pra zhvillohet vetëm një ndeshje, ndërsa nëse 90-minuta përfundojnë baras, luhet vazhdimet dhe eventualisht penalltitë. Shorti i 1/8 së finales hedhet të premten, ndeshja e atij raundi zhvillohet më 8/9 dhjetor.

Prishtina dhe Drenica sivjet do të zhvillojnë duelin e 3-të, dy të parat kampionale kanë fituar bardhekaltrit me rezultat identik 1:0.

Prishtina dhe Drenica vetëm njëherë janë takuar për Kupë nga 50 ndeshje zyrtare të pasluftës. Ishin ndeshur në finale të vitit 2006 – kishte triumfuar Prishtinas pas penalltive meqë ndeshja e rregullt ishte mbyllur 1-1.

Përderisa Drenica të premten ka arritur fitoren e parë (Trepça ’89 3-0) pas 4 humbjesh rresht, Prishtina nuk din për humbje në 9 ndeshje rresht (8 fitore e 1 barazim) dhe nuk ka pësuar gol 7 ndeshje rresht.

Korenica: Duhet të japim maksimumin – Prishtina lufton në dy fronte

“Normalisht tani më duhet harruar ndeshjen me Ferizajn, mbetëm aty ku jemi – në vendin e parë dhe tash duhet menduar dhe i tërë përqendrimi ynë është te ndeshja e vështirë, por e çmuar, për Kupë. Është vetëm një ndeshje, duhet të japim maksimumin, sepse Prishtina si gjithmonë lufton në dy fronte. Shpresoj të japim më të mirën dhe të marrim kualifikim për tutje”.

1/16 e Kupës

Drenica – Prishtina

E martë, 27 nëntor – ora 12:30

Stadiumi: “Bajram Aliu”, Skenderaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera