Lifestyle

6 gjërat më të rëndësishme që çdo çift duhet t’i ketë në dhomën e gjumit

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 06 April 2022

Ndryshoni ngjyrën e mureve sipas gjendjes shpirtërore: Zgjidhni një ton qetësues që do t’ju nxitë të dyve të relaksoheni. Harrojini nuancat gri, opsionet e ngrohta pastel janë të preferuarat e të gjithëve.

Investoni në çarçafë cilësorë: Mund të gjeni gjithandej çarçafë që jua bëjnë gjumin më të lehtë. Zgjidhni material pambuku dhe pëlhura që nuk ju bezdisin gjatë natës.

Mbajeni rrëmujën nën kontroll: Asgjë nuk e vret gjendjen shpirtërore kur është nën kontroll. Pamja e dhomës së gjumit nuk mund të jetë perfekte, por nëse ka diçka jashtë rregullit, bëhet e lodhshme për syrin. Kërkojini mobiljet të pajisura me sirtarë dhe dollapë, fshihni gjithçka që nuk ka nevojë të shihet nëpër kuti dhe shporta. Përdorni gjithçka me sistem.

-Advertisement-

Mbani gjithmonë muzikë: Disa e konsiderojnë TV si një domosdoshmëri për dhomën e gjumit, por gjithashtu mund të jetë një shpërqendrim i madh. Muzika tërheq, por nuk kërkon të njëjtën vëmendje si TV. Mbani diçka që ju qetëson.

Shfrytëzoni sa më shumë dritën e ulët: Një variant tjetër drite? Qirinj të ndezur. Jo vetëm për të krijuar atmosferë, por edhe për të kursyer energjinë. Dhoma e gjumit është edhe më romantike kështu.

Një tabaka ngrënieje: Mëngjesi nuk është ushqimi i vetëm që mund të shijoni në shtrat – herën tjetër, darkën servireni në dhomën e gjumit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera