Lajme

6 aksidente brenda një ore në 1 km, flasin nga Policia e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 19:24 | 10 October 2021

Gjashtë aksidente raportohet se ndodhën brenda një ore në magjistralen Pejë-Prishtinë. Këto aksidente shkaktuan kolona të gjata në këtë rrugë shumë të frekuentuar ndërkohë që të gjitha ndodhën brenda një perimetri 1 kilometërsh, afër fshatit të biznesit në Drenas.

Kjo rrugë është duke kaluar nëpër renovime dhe ka kohë që ka mbetur pa u përfunduar. Gjatë muajve të fundit kanë ndodhur shumë aksidente pikërisht në këtë aks rrugor, disa që përfunduan edhe me fatalitet.

Lajmin për aksidentet e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në një distancë prej 1km (Koreticë, Parku i Biznesit) në një interval kohorë prej 50 min (16:00-16:50), kanë ndodhur gjashtë aksidente trafiku. Në dy aksidente janë përfshirë nga tri vetura, kurse në katër aksidente tjera janë të përfshira nga dy vetura. Nga këto aksidente, gjashtë persona kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Njësitet policore të trafikut kanë bërë shikimin e vend-ngjarjes”, tha ai për Gazeten Express.

Të tjera