Lajme

591 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 19 September 2021

591 pacientë janë duke u trajtuar në kuadër të spitaleve të vendit si dhe klinikave në QKUK.

Nga Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës kanë bërë të ditur se bazuar në raportet nga klinikat Covid-19 të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, në trajtim mjekësor nga COVID-19, me 19 shtator 2021, janë 591 pacientë.

“Prej tyre, 458 me oksigjeno-terapi dhe 49 në gjendje të rënduar shëndetësore në kujdes intensiv mjekësor”, thuhet në njoftim, transmeton lajmi.net.

-Advertisement-

Tutje theksohet se numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme është kësisoj:

Klinika Infektive, 87 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 47 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 27 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 60 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 24 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 1 pacient
Spitali i Prizrenit, 55 pacientë
Spitali i Gjakovës, 50 pacientë
Spitali i Pejës, 102 pacientë
Spitali i Gjilanit, 49 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 10 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 32 pacientë
Spitali i Ferizajt, 42 pacientë./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera