Lajme

580 teste, vetëm 46 raste të reja me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 30 September 2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se nga 580 teste kanë rezultuar pozitiv vetëm 46 raste të reja, shkruan gazeta inFokus.

“Bashkë po i gëzohemi faktit që Kosova edhe sot nuk ka asnjë rast të vdekjes nga Covidi-19, si edhe një numër relativisht më ulët sa i përket të të infektuarve, ku nga 580 teste, 46 kanë rezultuar pozitivë”, ka shkruar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në FB.

Ai ka bërë thirrje për respektim të masave:

-Advertisement-

Mbrojeni veten dhe njerëzit që ju rrethojnë!

Respektojni masat antiCovid për të frenuar përhapjen e virusit!

Me kujdes çdo ditë, e mundim virusin!

Bashkë ia dalim!

Vendose maskën!

Mbaje higjienën!

Ruaje distancën!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera