Lajme

58 pacientë me koronavirus në Spitalin e Pejës, 10 në gjendje të rëndë

Autori: Gazeta inFokus 08:26 | 09 February 2021

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 58 pacientë me koronavirus.42 nga ta janë në oksigjenoterapi, 10 në gjendje të rëndë dhe dy në Respirator.

Nga ky spital tregojnë që gjatë 24 orëve të fundit u shëruan 5 persona nga Covid-19.
Njoftimi i plotë:

5 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19. 58 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19.
Sa i përket gjendjes së pacientëve: 42 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe 2 pacientë janë në Respirator (CPAP).

-Advertisement-

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 237 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 30 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

6 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Kanë lindur 7 foshnje, 5 të gjinisë mashkullore dhe 2 e gjinisë femërore.

314 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5,023 analiza.

13 operacione janë kryer në 24 orë-shin e fundit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera