Lajme

570 raste aktive me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 08:57 | 03 April 2022

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 297 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas njoftimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.649 doza të vaksinës.

“Deri më sot 820.655 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 100.210 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Nga 1.252 testime, 36 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 41 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.827. Në total numri i rasteve aktive është 570”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera