Lajme

57-vjeçari kërcënon me armë zjarri në mes të Kamzës: “Do të të vras”

Autori: Gazeta inFokus 19:28 | 06 August 2017

Një 57-vjeçar ka shkaktuar panik tek të gjithë qytetarët në Kamzë për shkak se ka ndaluar në rrugë shtetasin D. O., 43-vjeç dhe e ka kërcënuar me armë zjarri këtë të shtunë.

Në kohë janë afruar oficerë të policisë të cilët kanë ndërhyrë për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit, të cilët më pas kanë zbuluar se arma e zjarrit që mbante në duar shtetasi me inicialet B. M., 57-vjeç, banues në Tiranë, ishte pistoletë lodër.

Policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për 57-vjeçarin, pasi rreth orës 17:00, në Kamëz, ka kanosur me një pistoletë lodër, shtetasin D. O., vjeç 43 banues në Tiranë.

-Advertisement-

Ai akuzohet për veprën penale parashikuar nga Neni 84 i Kodit Penal, që bën fjalë për “Kanosjen”.

Sipas këtij neni, “kanosja serioze për vrasje ose për plagosje të rëndë që i bëhet një personi, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit”./albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera