Lajme

56 pacientë me koronavirus në Spitalin e Pejës, 10 në gjendje të rëndë

Autori: Gazeta inFokus 08:15 | 09 March 2021

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 56 pacientë me koronavirus.Nga ta 37 janë në oksigjenoterapi, 2 në respirator dhe 10 në gjendje të rëndë.Njoftimi i plotë:

7 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 5 lindje normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 7 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 248 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta

-Advertisement-

27 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
355 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,765
analiza, ndërsa janë kryer 9 operacione.

1 Pacientë me Covid-19 është shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 56 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 37 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 2 Pacientë janë në CPAP, ndërsa nga këta 10 pacientë në gjendje më të rëndë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera