Ja çfarë thotë Visar Ymeri për ata që e quajnë humbëse Vetëvendosjen
Autori: Gazeta inFokus
13:29 | 24 October 2017
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka reaguar përmes profilit të tij për ata që po e quajn Vetëvendosjen humbëse të zgjedhjeve lokale, shkruan Infokusi.com
Ymeri ka thënë se si mund të quhet humbëse Vetëvendosje ku nga 60 mijë vota në 2013 në 130 mijë në 2017.
Madje Ymeri ka shtuar se Vetëvendosje nuk po ndalet në rrugën që ka projektuar.
Më poshtë postimi i plotë i Visar Ymerit:
Ta trajtosh VETËVENDOSJE!-n si humbëse në zgjedhjet lokale është në rastin më të mirë injorancë e kulluar.
Si mund të quhet më shumë se dyfshimi i votës në nivel vendi (nga 60 mijë më 2013 në 130 mijë në 2017) humbje?
Ashtu siç u dyfishuam në nivel qendror ashtu u dyfishuam edhe në nivel lokal.
Në secilën komunë kemi rritje të numrit të asambleistëve.
Nga një komunë ku kemi qeverisur, Prishtinën, tash jemi në balotazh në 6 sosh, përfshirë Prizrenin dhe Gjilanin, të dyja këto komuna të mëdha (Prizreni e dyta për nga madhësia pas Prishtinës).
Natyrisht që zgjedhjet në nivel qendror dhe ato në nivel lokal kanë dinamika krejtësisht tjera elektorale. Dhe këtë jo vetëm te rasti i VETËVENDOSJE!-s por te secila parti.
Dhe po, ne kemi ende dhe shumë punë për të bërë në nivel lokal e për pushtetin vendor në përgjithësi në mënyrë që jo vetëm ta forcojmë organizatën por edhe t’i japim zë qytetarëve anekënd kuvendeve komunale.
Po, është e vërtetë atë që po e thonë, se VETËVENDOSJE! është dashur të fitojë më shumë komuna. Është shumë e vërtetë që pikërisht qeverisja nga VETËVENDOSJE! e sjellë transformimin e zhvillimin e komunës, drejtësinë e barazinë në vendime e shërbime të komunës për qytetarët. Pikërisht këtë e ka bërë, dhe do ta vazhdojë, Shpend A. Ahmeti në Prishtinë, pikërisht këtë do ta bëjë Qëndron Kastrati në Dardanë, Sami Kurteshi në Gjilan, Mytaher Haskukanë Prizren, Ajet Potera në Besianë dhe Basri Kodra në Kaçanik.
VETËVENDOSJE! nuk po ndalet në rrugën që e ka projektuar.
Kosova nuk po ka rrugë që shkon kah zhvillimi.
Kanë mbetur komuna pa shpresë për qytetarët. Kanë mbetur komuna në të cilat do të vazhdojnë keqqeverisjen të mëparshmit. Në komunat e Kosovës në veri të dielën kishte zgjedhje që, sipas vëzhguesve të BE-së, nuk i plotësojnë standardet e zgjedhjeve demokratike. Ndërhyrjet e Serbisë brenda Republikës sonë po e shkatërrojnë secilin proces e mundësi. Edhe për vet pakicën serbe, e sidomos për pakicën serbe këtu. Të gjitha këto ia pamundësojnë Kosovës zhvillimin e përparimim./INFOKUSI/

T� tjera
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...




































