Lajme

554 vite nga vdekja e Skënderbeut, Meta: Do mbetet përjetë shqiptari më i gjallë ndër ne

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 17 January 2022

Në 554-vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka ndarë një status në rrjetet sociale.

Meta thotë se vepra e pavdekshme e simbolit përbashkues do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri.

“Kryeheroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, krenaria dhe fuqia, trimëria dhe guximi, frymëzimi dhe lavdia jonë e çdo epoke, do të mbetet përjetë shqiptari më i gjallë ndër nesh! Vepra e pavdekshme e simbolit më përbashkues, që përcaktoi përgjithmonë përkatësinë tonë evropiane do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri, sovranitet dhe dinjitet kombëtar”, shkruan Meta.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera