Lajme

55 shërbime të huaja në Serbi

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 16 November 2017

Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë se shërbimet e huaja kanë rritur aktivitet e tyre në Serbi.

Shërbimet e huaja si ato të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, kanë forcuar praninë e tyre në Serbi, përmes eksponentëve kryesore të agjentëve maqedonas dhe kroat, duke mësuar “lajmet” në qarqet e sigurisë. E gjithë kjo sipas tyre ka të bëjë me dialogun me Kosovën si dhe Marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën,raporton Novosti.

Sipas burimeve të tyre, presioni politik i Perëndimit mbi Kosovën ka themelin e fortë edhe në fushën e inteligjencës.

-Advertisement-

Gjithashtu sipas tyre fokusi i interesave të agjentëve është bashkëpunim me Federatën Ruse në fushat ekonomiko-energjetike dhe ato ushtarake.

“Në muajt e fundit është bërë përpjekje për thyerje të bashkëpunimit në mes Serbisë dhe Kinës, kur bëhet fjalë për projekte ekonomike dhe infrastrukturore”, thuhet nga ky burim i Novostit.
Po ashtu thuhet se institucionet serbe janë duke punuar në mënyrë aktive që të shtypen këto aktivitete të cilat nuk janë vetëm në Beograd por edhe në Rashkë.

Sipas të dhënave jo-zyrtare, 55 shërbime të huaja të sigurisë funksionojnë në Serbi, në 40 vende të ndryshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera