Lajme

54-vjeçari gjendet pa shenja jetë në shtëpinë e tij në Lipjan

Autori: Gazeta inFokus 21:13 | 20 November 2020

Një person i moshës 54 vjeç, i komunitetit rom, është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në Lipjan.

Burimet brenda policisë kanë thënë se vdekja e dyshimtë është raportuar nga banorët e lagjes, të cilët kanë thënë se R.K (1966) nuk është parë që tri ditë në oborr dhe jetonte i vetëm në shtëpi.

 

-Advertisement-

 

Policia me të pranuar informatën ka dalë në vendin e ngjarjes, rruga “Kongresi i Blinajës” dhe kanë hasur në 54-vjeçarin e vdekur.

“Në vend ngjarje kanë dalë njësitet policore, Hetuesia dhe Forenzika ndërsa mjeku kujdestar nga emergjenca Lipjan  ka konstatuar vdekjen. Është njoftuar prokurori kujdestar, Hetimet Rajonale dhe IML. Në trupin e viktimës nuk janë vërejtur shenja dhune”, kanë thënë në polici.

Trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për autopsi./IndeksOnline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera