Lajme

53-vjeçarja nga Prishtina vdes nga kanceri, banesën ia lë shoqatës së Halil Kastratit

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 26 July 2021

Halil Kastrati nga shoqata Jetimat e Ballkanit ka bërë të ditur se një grua 53-vjeçare nga Prishtina që vdiq nga kanceri e ka lënë amanet për shoqatën banesën e saj.

“Bac, pas vdekjes time banesën dhuroja Halil Kastratit 😢 Florie Krasniqi në moshën 53 vjeçare nga Prishtina e kishte lene amanet qe nëse vdesë banesën dhurojani Halilit e aj e din se çka bënë me të”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se vëllai i të ndjerës e ka bërë të ditur historinë dhe amanetin e motrës.

-Advertisement-

“Ishte vëllai i saj i cili me lot ne sy na tregoj historinë e motrës dhe amanetin e saj. Floria ka vuajtur nga semundja e Kancerit dhe para nje muaji ndrron jete Fetah Krasniqi( vellau i Flories) na dhuroj çelesat e baneses dhe ne funde na tha: “Tani direkt po shkoj te varri i motres dhe po i tregoj qe emanetin e dergova te Halili”😢😢😢”, ka shkruar Kastrati.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera