Lajme

52 të arrestuar në Gjermani, rrjeti terrorist planifikonte grusht shteti

Autori: Gazeta inFokus 07:36 | 09 December 2022

Policia gjermane ka arrestuar edhe më shumë të dyshuar në lidhje me komplotin e grushtit të shtetit.

Kreu i policisë kriminale federale të Gjermanisë, Holger Münch, tha se tani numri i të arrestuarve ka shkuar në 52, ndërsa kancelari Olaf Scholz tha se ngjarja është një kthesë e jashtëzakonshme për vendin.

“E rëndësishme tani është se të gjithë e dinë se ne kemi një shtet që është në gjendje të rezistojë, një demokraci që është në gjendje të rezistojë, e cila mund të pengojë shkelje të tilla të ligjit dhe planifikime të tilla me përmasa të mëdha”, tha Scholz.

-Advertisement-

Pak ditë më parë hetuesit kanë zbuluar dhe shpartalluar një grup terrorist për të cilin thuhet se kishte planifikuar një grusht shteti në Gjermani.

Përgatitjet e tyre kanë zgjatur rreth një viti. Sipas Prokurorisë Federale, të arrestuarit thuhet se janë të ashtuquajtur “Shtetas të Rajhut”, të cilët nuk e njohin Republikën Federale të Gjermanisë.

Grupi planifikonte të formonte një qeveri të përkohshme që do të negocionte rendin e ri shtetëror në Gjermani me fitimtarët aleatë të Luftës së Dytë Botërore “sipas narrativës klasike të shtetasve të Rajhut”.

Nga këndvështrimi i tyre, kontakti i vetëm i rëndësishëm për këto negociata është aktualisht Federata Ruse.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera