Lajme

51 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 01 October 2021

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 51 pacientë për Covid-19.

Nga ky spital kanë njoftuar se 37 prej tyre janë në oksigjenoterapi, 7 në CPAP maskë dhe 6 në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë Në 24 orët e fundit janë shëruar 4 pacientë.

Njoftimi i plotë:

Gjendja aktuale e pacientëve me Covid-19, datë 1.10.2021:

-51 pacientë janë të shtrirë;

-37 pacientë janë në Oksigjenoterapi;

– 7 pacientë janë në CPAP;

– 6 pacientë të tjerë në gjendje të rëndë

– 4 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit;

Mbroje vetën vaksinohu.

Të tjera