51 emigrantë humbën jetën brenda kamionit, akuzohet shoferi i dyshuar

Autori: Gazeta inFokus
08:30 | 30 June 2022
Shoferi i dyshuar i kamionit të braktisur në Teksas, me dhjetëra trupa të vdekur brenda, është akuzuar për kontrabandim migrantësh, që ka çuar në vdekje.
Homero Zamorano është paraqitur si migrant në një shkurre afër kamionit në San Antonio të Teksasit, kur është arrestuar nga policia.
Deri më tani 53 njerëz kanë vdekur, disa nga të nxehtit dhe dehidrimi, pasi kanë qenë të mbyllur brenda kamionit në temperaturë të lartë dhe pa ujë.
Ky rast përbën trafikimin më vdekjeprurës me njerëz në historinë amerikane.
Sipas një zyrtari meksikan për migrimin, ngasësi i dyshuar, Zamorano – i cili është nga Teksasi – “ka tentuar të prezantojë veten si një nga të mbijetuarit”, kur është gjetur nga policia.
I dyshuari i dytë, Christian Martinez, është arrestuar nën akuzat për komplot.
Prokurorët federalë kanë thënë se hetuesit e kanë gjetur emrin e tij kur kanë bërë kërkime në telefonin e Zamoranos, dhe e kanë kuptuar që të dy kanë komunikuar.
Departamenti amerikan i Drejtësisë, ka bërë të ditur se të dy burrat mund të përballen me burgim të përjetshëm, apo me dënim me vdekje, nëse dënohen.
Edhe dy të dyshuar tjerë janë arrestuar nga autoritetet.
Pjesëtarë të emergjencës kanë arritur në mbrëmjen e së hënës afër San Antonios, ku kanë gjetur 46 trupa të vdekur brenda kamionit të braktisur.
Numri i viktimave ka shkuar më pas në 53, pasi një numër i personave të shtruar në spitale, kanë vdekur gjatë trajtimit.
Sipas Qeverisë së Meksikës, 27 prej tyre kanë qenë nga Meksika, 14 të tjerë nga Hondurasi, shtatë nga Guatemala dhe dy nga El Salvadori.Radio Evropa e Lirë
Të tjera
-
Akuzat se s’ka investime, kështu thotë VV-ja se i shpërndau paratë Qeveria Kurti
Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të propagandojë për punët e Qeverisë. Në një ...
-
Shpallet i pafajshëm zyrtari i Komunës së Prishtinës, i akuzuar për manipulim me leje ndërtimore
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim lirues për arkitektin e...
-
Numër i madh i vizitorëve në hotelet e Kosovës, këto janë statistikat
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e hotelerisë në K...
-
Dy të vdekur dhe afro 1 mijë raste të reja me Covid-19 brenda një dite në Kosovë
Ministria Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 952 ra...
-
Hoti me kritika ndaj Qeverisë: Nuk po e rishikoni buxhetin – po e dëmtoni ekonominë
Ish-ministëri i Financave, Avdullah Hoti, e ka kritikuar Qeverinë e Albin Kur...
-
Hyn në fuqi sot plani i BE-së për emergjencën e gazit
Plani i emergjencës së Bashkimit Evropian për t’i paraprirë ndërprerjes së mu...
-
MPB jep detaje për regjistrimin e automjeteve nga “PM”, “KM”, “PZ”, në RKS që do të bëhet brenda muajit shtator
Që nga vendimi i lëshuar nga Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Pun...
-
Ibrahimi-Kurtit: Kosova nuk rrezikohet nga lufta, por nga një krizë ekonomike dhe një kolaps energjetik
Analisti politik Ilir Ibrahimi, së fundmi ka komentuar deklarimet e kryeminis...
-
Ekskluzive: Flet Aida Birinxhiku, 23 vjeçarja nga Kosova që po shkëlqen në fushatën e partisë Socialdemokrate në garë për deputete në parlamentin Suedez
Aida Birinxhiku është vetëm 23 vjeçare, por ka arritur të bëhet një emër i nj...
-
Kievi thotë se rusët po tentojnë t’ia zhvendosin forcat nga Donbasi
Ofensiva ruse është duke vazhduar drejt qyteteve Bakmut dhe Avdjivka në rajon...
-
Një fëmijë infektohet me linë e majmunëve në Gjermani
Një vajzë katërvjeçare në qytetin jugperëndimor, Forchajm, është infektuar me...
-
Trump: Agjentët e FBI-së më bastisën shtëpinë në Florida
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se agjentë të Byrosë Federale...