Lajme

500 nxënës të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian kanë përfituar bursa

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 30 November 2021

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se është publikuar lista e përfituesve të bursave për nxënësit e shkollave të mesme të larta për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

Sipas njoftimit të MASHTI-t, në thirrjen për aplikim kanë qenë gjithsej 543 nxënës, po që komisioni vlerësues i MASHTI-t, ka konstatuar se 500 prej tyre i kanë përmbushur kriteret e kërkuara.

Përfituesit/et e kësaj mbështetjeje financiare është në vlerë prej 300 euro për vit mësimor, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Nga numri i përgjithshëm i përfitueseve 247 prej tyre janë vajza, dhe 253 janë djem të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Ndaj këtij vendimi mund të parashtrohet ankesë te Komisioni për ankesa në MAShTI në afat prej 3 ditësh nga dita e publikimit të listës së përfitueseve”, thuhet në njoftimin e MASHTI-t.

Më poshtë gjeni linkun për listën e përfitueseve të bursave për nxënësit e shkollave të mesme të larta për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian për vitin shkollor 2021/2022:/Gazeta Infokus/

https://masht.rks-gov.net

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera